Thursday, February 5, 2026
BallinaSportReal Madrid dhuron një shumë të madhe të parave për të prekurit...

Real Madrid dhuron një shumë të madhe të parave për të prekurit nga lufta në Ukrainë

Skuadra e Real Madrid ka vendosur që t’i dhurojë një milion euro për të ndihmuar të prekurit nga lufta në Ukrainë si pjesë e fushatës ‘Të gjithë me Ukrainën’.


Fituesi i 13 herë të Ligës së Kampionëve nëpërmjet faqes zyrtare të tyre ka njoftuar se ka vendosur që të ju ndihmojë qytetarëve ukrainas nëpërmjet dhurimit të një milion eurove.

Kjo fushatë ishte nisur nga Fondacioni Real Madrid më 5 mars për të ndihmuar njerëzit që u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre në Ukrainë.

Fondacioni është duke punuar me një sërë OJQ ndërkombëtare, dhe në këtë situatë, po punon me Kryqin e Kuq Spanjoll, Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Cesal, Misiones Salesianas dhe Epicentralin për fëmijë.

Ukrainasit janë duke kaluar në një gjendje të rëndë dhe në një situatë të jashtëzakonshme, pas fillimit të sulmeve nga agresori rus ndaj tyre. Për këtë arsye shumë qytetarë ukrainas janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT