Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritAjo-poezi nga Jorida Satka

Ajo-poezi nga Jorida Satka

Dimrit buhavitur,gjysëm sytë mbyllur,
kënga më e bukur e korbit,
të fal notat e pianos.

Kafja pa sheqer është
zeheri më I ëmbël i mëngjesit,
që lëshon rreze në tymin gri
të resë madhe që më ka gllabëruar qiellin.

Dhe shelgjet digjen
duke rrjedhur në të thatët qerpik.
Zgavra të zeza
të pudrosura me lotin e fjalëve boshe.

Skalisin buzën e drunjtë
me dalta nga pemët e thara
të pyjeve të errët..
Fryma azmatike nxjerr në pah brinjët pranë zemrēs.
Dhe çirren ulërasin,lidhen zinxhirë.

Janë të verbra për t’u parë
ç’do pjesë trupi të mpirë .
Paralizë.
Paralizë e zhurmshme
që ulërin…
*Ajo

Ajo është poezi, dhe nëse bie shi….
Dhe nëse ka diell, ajo është stuhi,
ajo është vullkan.

Ajo është Magji!
Në ç’do orë ,në çdo hap.
Në çdo trishtim
në çdo lot, e dhimbje
Në çdo kohë.Ajo aromë e ves lëshon,
dhe në dy metra, mermer gjatësi.



TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT