Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritMomente poetike me poetin Fetah Maliqi

Momente poetike me poetin Fetah Maliqi

AH, VATAN ME LOTË TË LAVA?!…

Lënë atdheun përzurën n‘Turqi,

Më shumë mallë e lotë në sy,

Muarrën rrugën e pa krye,

Si zogjtë n‘lëndin mbetur n‘huti!

Vuajtje të mëdha historike,

Sot shqiptarët i kujtojnë,

Malli për mëmëdhen – Dardanë,

Kurrë nga mendja se largoninë!

Emërin, mbiemërin… ua ndrruan?!

Me sakrifica të mëdha u përballën,

Zemra, gjaku mbetën të njëjta,

Malli vendlindjes ku kan le.

Vëllezër e motra në Turqi,

Ruajtën gjuhën emërin shqipëri,

Gjaku i të parêve u kërkon,

Kthehuni vëllezër prapë n‘vatan.

Sot atëdheu hapi dyert,

Miliona shqiptar s’kan të ndal,

Nga Turqia për mëmëdhe

Me pa vëndin ku kan le.

Dardania sot ju kërkonte,

Nato troje të parëve tanë,

Si të vegjël lënë atdheun,

E më kurr nuk e panë.

Kemi një zemër t’madhe shqiptare,

Kemi një gjuhë rrënjë tona,

Për atdheun e Dardanisë,

Të shijojmi, prekim mollën e kuqe.

Ju urojmë një mirseardhje,

Në vendin e madh – Arbëri,

E ngritur lartë dykrenarja

Kuq e zi n‘mes Dardanisë.

Shumë urime shtetin e ri,

Gëzuar t‘moshuar e ju të rinjë,

S‘ka më mirë se shqip me folë

Në trojët tona të bashkuara…!

Dardanë sa të dua

Edhe pse në emigrimë jetoja,
Dardanë, sa të doja,
Për vendin, ku u linda,
Gjithnjë kontriboja.

Aty ku u kërkua
Përherë isha me ju,
Me mallë e lotë në sy
Dardanë, të kisha në zemër.

Për vendlindjen, vendin tim,
Kurrë nuk përtova,
Aty përherë ku duhej
Flakë çeliku qëndrova.

Të jemi shembull e model,
Mirësi të kemi përqdoherë,
Puna ime nuk shkoi kot
Nga mërgimi si meteor…!

PENA E POETIT NUK KA NDALJE

Çdo poet nis me punë të mbarë,

për penën e artë që mbanë në duar,

i buzëqesh fytyra, si shkrepa mbi kokë kohe,

vargjet e tij, poetëve qëndrojnë.

Pena e poetit nuk ka ndalje,

këtë e di dhe pushteti,

këtë e di dhe qielli dhe retë…

Shkruajnë, botojnë, udhëtojnë

drejt pushtimesh të hapsirave të reja,

duke shënuar rezultate, duke afruar fryte,

rrugë të reja e për të arritur edhe më

caqe, qëzimi, bindje dhe më të thella,

së kaluari ura e ura e ura.

Mos u ndal, poet/e mos u ndal!

Ti ke anëne popullit të pamposhtur,

ti ke anën e muzës së shenjtë!

Mos u ndal, as ti, njeri i thjeshtë,

se edhe ti je si pena e poetit

si shqiponja lartë nga qielli, që kurrë s‘ka ndalje…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT