Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritE premtja poetike me poeten Lubi H Tota

E premtja poetike me poeten Lubi H Tota

Nuk ta fal naten pa gjume

Naten pa gjume nuk do ta fal

Ne muzen time te prita ty ‘

Mengjesi zgjuar me gjeti te heshtur

E pritja juaj zgjati sa s’di

Si trung i thate ne vjeshte te dyte

Pa asnje gjethe prisja pranveren

Nuk do ta fali naten pa gjume.

Nata me iku me cigaren ndezur .

Aty e heshtur ngeli dhe muza

Tretur ngadale gjer ne agime .

Ti vec ne ikje ngele per mua .

Tash mbetesh diell ne perendime .

Naten pa gjume nuk do ta fali

Fjalet e pathena me ngelen perbrenda ‘

Dhe pse ne heshtje me zbardhi drita

Ti ngele n’porte brenda nje zemre!

Zana e bjeshkeve te mia’

Kan dal zanat ne bjeshket e mia

Diku qajnè ‘e diku qeshuŕ ,

Nèper èndrra lotèt e mia

Zemrèn tane dojnè me ndezur .

Kur kèndon si bilbil mali

Po du kèngen me ta ngjue,

Shumè herè lot po tè shoh nga malli

S’mundem dot me ti shikue.

Ah’ moj zane qè rrinè nè vetmi

Tek shoh lot ne sytè e tu ,

Rriga lotesh neper faqe

Shume trishtim mè fale mu .

Ah’ moj zanè sikur t’kèndoja

Do tè vinjà me źe te dytè ,

Por me t’pa ty lot nuk doja

Tè marr frymè tek gjoksi yt.

Rreth e rrotull bjeri bjeshkès

Tani bashkè presim pranverèn ,

Kur tè vije koha e vjeshtès

Me dasmorè do ta zèj derèn .

Le t’kèndojmè bjeshkès tè dy

Shoqet le t’na xhelozojnè ,

Nepèr bjeshke lule te mbledhim

T’bejmè kurorè per dasmen tonè .

KUKÈSI IM

Kuksi, porta e bekimit

Për ty paskam dhjetra borxhe.

që s’ta thashë fjalën kristali.

Tek ti bëhem zog shqiponje

Tek ti bëhem zanë mali.

tek ti thith mjaltin e dritës

që të eci sa më shpejt

marr aromat larg prej Vilës

Ti je Porta e Bekimit

Me lavdinë që të krenon.

Peng i bardhë i shenjtërimit

Lumturi që lumturon.

Ti je djep i trimërisë

urtësi që rri mes ode.

o bajrak i Shqiptarisë

jepmë vrull në duhmë shqote.

Do të marr lodra e plisa

Do të marr një çifteli

Që sa zbardh e ngryset dita

Do këndoj me nostalgji.

Do këndoj për trima mali

E për djepet ku fle foshnja

Për ty flas me gurë mali

Për ty flet e mbarë bota

Pres!!

Jeta eshte nje pritje

‘mes drites ,erresires

Ku do vuash per cdo arritje

,lufte mes te keqes e te mires ,

Po jeta nje pritje me plot sakrifica ‘

Me te nesermen pa shpres ‘batica e zbatica

Dielli del cdo dite e jo te gjithe i ngroh,

Ne kete bote te zeze ,mondohem ngjyrat ti shoh

Dikush pret dashurin e dikush t’jet i pasur

Tjeret kane gjithcka ‘por s’dine cfar kan dashur

Korridoreve spitalit ,ulèrin pritja fort

Pritja e pa shprese t’ben t’lodhun ,t’dobt

Pritja qe te zhben e te corjenton

Ne kete jete plot lodhje dikush vec renkon

Po te lutem zot cpo ndodh perendi

Vec nga ti do pres te besh mrekulli .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT