Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Raimonda Moisiu

Çaste poetike me poeten Raimonda Moisiu

Mbushma natën me ëndrra!

Në përhumbjen e qiellit të trishtë,
Në cudinë e fajshme të së pafajshmes,
gishtat e dy pëllëmbëve të tua,
lënë gjurmët e përdala ledhatonjëse,
duke harruar mëkatin e parë,
të dytë,
të tretë…,
në murin e mermertë të dy shegëve që kuqëlojnë.
 
Në parvazin e shtratit të argjëndë,
fillojmë të numërojmë ëndrrat;
si shtegëtarët e natës në kafazet e kumrijeve,
nisim të ringjallim filizat me vesë dhe
në mëngjeset e përflakura,
shtrati ynë është përplot me ëndrra
si shporta me trëndafila në belin e drenovares.
 
I dashuri im,
ndër pëshpërimat e përgjumura,
mbushma natën me ëndrra
dhe nën vezullimin e vështrimit të dritës,
në verbërinë e trokitjeve të zemrës,
me orgjinë e luleve të egra,
nën ritmin e tingujve të ofshamave,
eja të shëtisim në kopështin e molepsur nga mëkatet!
 
Eja, pra, ende pret?
Mbushma këtë natë me ëndrra,
Ëndrrat-si yjet përmbi shtrat,
si dy zogj do lodrojnë zemrat,
Eja pra, mos ngurro,
sillmë ëndrrat si dhuratë!
Këtu,
janë ligjet e endjes dhe përendjes
Eja t’u nënshtrohemi,
Të shkëmbejmë bashkë ëndrrat.

 
Këtu,
në kulmet e përhimta të etheve përcëlluese,
të shtratit
hapma gjoksin më shih zemrën,
mbushur me të kaltërat ëndrra.
Eja,
të grishim zërin e mëkatit të parë, të dytë, të tretë…
Pafundësisht….
Mbushma natën me ëndrra,
Vec kujdes i dashuri im:
-Ruaju nga flaka!

NDONJËHERË

Ndonjëherë…
Qënia ime më duket si një
kufomë,
që mezi po pret castin,
e nisjes drejt një botë të
padukëshme.
Mundohem të flak tutje
trishtimin,
e mungesës së vështrimit
adhuronjës.

Si një kujtim i ndezur në buzët e
mija,
përpiqem t’i thurr serenata,
buzëqeshjes dhe vështrimit,
në kaltrinën e syve të mij,
të syve të një të panjohuri.

Më grish – përpirëse si
instinktet,
dëshira për të udhëtuar,
mes shpirtit të trishtuar e
nostalgjisë,
në ankthet e zemrës sime.

Ndonjëherë…
Ritmi i takave të mija,
plasarit mendimin e frikshëm
dhe
nuk gjej rezonancë drite
t’i shkëputem rrënimit.

Përhumb mes dridhjeve të nxehta të mëkatit
dhe
në mjergullën e syve të
rebeluar,pres me padurim një dashuri të
re….Më mbërthen si një kështjellë
erërash
kjo dëshirë rebele:
Të jetoj qoftë edhe një cast të
vetëm,
atje ku
era të më shpupuritë flokët,
buzët të këputin petale trëndafilash, nga
ato
që qëndrojnë kryelartë në kopështin
tim.

Ndonjëherë…
Dua ta përqafoj fort të
dashurin,
si ulkonja që përfshin këlyshin e
saj,
si manare të thithë nektarin e gjirit
tim.
T’ia përkëdhel flokët ndërsa
buzët e tij të nxehtë të
mërmërisin
papushim, emrin tim.

Ndonjëherë …
Dua dikush të më pëshpëritë,
marrëzirat e botës së sotme, që
quhen;
brishtësi, ëmbëlsi, ngrohtësi.
Dua vetëm të bëj dashuri!
Të flak mendimin se ka Vdekje!

Këtej – humnerat e vdekjes
Andej – parajsa e dashurisë
E unë, kë të zgjedh?
Dua vetëm të bëj dashuri!

PRITJA ËSHTË BESË

Më ka marrë malli…
Në çdo fytyrë kërkoj fytyrën tënde,
sikur nga çasti në çast
porsa je kthyer…

Të pres me orë?
Ditë?
Me shekuj të pres…
Do të vish?…
Patjetër që do të vish,
Besa-besë!

Ta kam dhënë besën,
Të pres…
Pritja është besë…!





TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT