Kejvina Kthella është shfaqur me një stil më ndryshe sonte në rrjetet sociale. Bukuroshja shqiptare, e cila famën e mori nga televizioni, është shfaqur e veshur me një palë pantallona teksa lart kishte të veshur një jelek që theksonte belin e saj por edhe gjoksin.
Para disa dite ajo po ashtu kishte bërë disa foto në një fustan nusërie.

Postimi ndërkaq për vetëm një orë ka grumbulluar mbi 13 mijë pëlqime.
26-vjeçarja viteve të fundit ka qenë duke jetuar më shumë në Itali për shkak të angazhimeve që ka atje, në fushën e modelingut.

Ndryshe, edhe Kejvina është njëra prej atyre bukurosheve shqiptare që vazhdimisht është aktive në rrjetet sociale, teksa shoqërohet me dy bukuroshet kosovare, Arta Nitaj dhe Arta Elezaj.
