BallinaVitrina e libritAlbina Ceka-FLAKË

Albina Ceka-FLAKË

Nënë Shqipëri, flakët s’të kanë hije,
të diegësh s’është dritë, veç terr e dhimbje.
Kur urrejtja mbi arsyen sundon,
njeriu veten e tjetrin dhunon.

Dhuna, si hije, mbi shpinë të ka mbetur,
si plagë e vjetër që s’di të shërohet,
sa kohë që ndërgjegjja fle e patretur,
çdo gur i hedhur në shpirt ka prekur.

Ç’fiton njeriu kur flakës i jep jetë?
Ç’ndërton mbi hirin kur vetë ke vdekë?
A mund të lindë paqja nga një zemër e shkretë,
apo veç një tjetër dhimbje do të mbesë.

Zgjohu, ndërgjegje, se koha po thërret!
Arsyeja të flasë, jo grushti dhe flaka.
Asnjë fitore s’ka vlerë në këtë jetë,
kur pushton dhimbja dhe ngrihen viktima.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT