BallinaKalendari EnciklopedikAmina Sadiku – Një Emër Premtues në Muzikën Shqiptare

Amina Sadiku – Një Emër Premtues në Muzikën Shqiptare

Amina Sadiku, një këngëtare e mrekullueshme me një zë brilant, po spikat gjithnjë e më shumë në skenën muzikore. Edhe pse ende e re në moshë, ajo nuk ndalet së punuari dhe sjell vazhdimisht këngë të bukura, plot emocion dhe domethënie.

Ndër këngët që Amina i interpreton me shumë pasion dhe përkushtim janë “Ikë si Ujk”, “Nënës”, “Dy Dëshira” dhe shumë projekte të tjera që janë pëlqyer nga publiku.

Falë zërit të saj të veçantë dhe interpretimit plot ndjenjë, ajo ka arritur në një kohë të shkurtër të fitojë zemrat e publikut dhe të krijojë një bazë të gjerë admiruesish.

Vlen të theksohet se, krahas angazhimeve në muzikë, Amina sapo ka përfunduar edhe shkollën e mesme në drejtimin e Infermierisë, duke dëshmuar përkushtim si në arsim, ashtu edhe në art. I urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj artistik dhe profesional.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT