BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-E mira nëna ime

Anita Hoxha-E mira nëna ime

Më erdhi nëna sot, o miqtë e mi,
Më erdhi në këtë vend të largët.
Një shami të vogël mbante në gji,
Nëna ime e mirë, trupvogël.

Më erdhi nëna sot, o miqtë e mi,
Kokën mbështeta në gjirin e saj.
Një tufë trëndelinash në atë shami…
Trëndelinat e para që çelin në maj.

Më erdhi nëna sot, o miqtë e mi,
Zemra m’u deh nga dashuria.
Me atë tufëz mbështjellë në gji,
Me nënën më erdhi vendlindja!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT