BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-Pranë një shege

Armenida Qyqja-Pranë një shege

Po ëndërroj…
Duart e tua që u ofrojnë buzëve të mia
Një e nga një frutat e vjeshtës
Teksa sytë mbajnë verën, krahët e fluturave
Në strehim të përhershëm…

Të kam pritur kaq gjatë
Sa nuk di t’i ndaj më kohët në mendje
Dhe ashtu do të vdes, me buzët në pritje
Mes ëndërrimit dhe dëshirimit…

Për t’u rizgjuar sërish e sërish
Pranë një shege plot e përplot,
Në një kontratë të përjetshme dashurie..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT