Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçan, Hajdar Sutaj, ka njoftuar për një rast tragjik në fshatin Maznik të Deçanit, ku humbën jetën aksidentalisht babë e bir, Xhemajl Mustafaj dhe Hasan Mustafaj.
ërmes një postimi, Sutaj tha se është thellësisht i tronditur nga lajmi për këtë ngjarje tragjike, duke i shprehur familjes Mustafaj ngushëllimet më të sinqerta në këto momente të rënda.
“Zoti ua dhëntë forcën ta përballojnë këtë dhimbje të madhe. Shpirtrat e tyre pushoftë në Xhenet”, ka shkruar Sutaj në mesazhin e tij ngushëllues.
Tragjedia në Maznik ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe qytetarët e Deçanit, të cilët po shprehin solidaritet dhe ngushëllime për familjen Mustafaj.
