BallinaSportBarcelona refuzoi katër yje që përfunduan te Real Madridi, Flick nuk i...

Barcelona refuzoi katër yje që përfunduan te Real Madridi, Flick nuk i donte në skuadër

Barcelona kishte mundësinë të nënshkruante me Bernardo Silvan dhe tre lojtarë të tjerë që më pas përfunduan te Real Madridi, por klubi katalanas vendosi të mos ecë përpara me asnjërin prej tyre.

Sipas “Mundo Deportivo”, vendimet u morën për arsye taktike, pasi trajneri Hansi Flick nuk i konsideronte këta futbollistë si pjesë të profilit që kërkon për skuadrën e tij.

Bernardo Silva ishte i gatshëm të transferohej në Camp Nou dhe kishte shprehur dëshirën për të veshur fanellën blaugrana. Megjithatë, drejtuesit sportivë të Barcelonës e konsideruan portugezin si një opsion jo prioritar, duke vlerësuar se ai nuk kishte kapacitetin fizik të nevojshëm për të mbuluar zonat që kërkon sistemi i Flickut.

Një tjetër emër që iu ofrua Barcelonës ishte Marc Cucurella. Megjithatë, katalanasit refuzuan mundësinë për ta rikthyer ish-lojtarin e tyre, pasi besonin se pozicioni i mbrojtësit të majtë ishte i mbuluar me Alejandro Balde dhe Joao Cancelo.

Po ashtu, edhe Denzel Dumfries nuk ishte në planet e klubit. Drejtuesit e Barcelonës mendonin se kishin mjaftueshëm alternativa në repartin defensiv, me Jules Kounde që konsiderohej zgjedhja ideale për krahun e djathtë të mbrojtjes./ora .info/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT