BallinaVitrina e libritBlerina Behari-Pjatë maskerinësh

Blerina Behari-Pjatë maskerinësh

Njerëz të lyer e përlyer,
me duar që zgjaten
dhe preknin fytyrat,
vërtiten në errësirë,
të padukshëm si vemje.

Etur për hakmarrje,
heshtur si vdekja që më pas i pret,
shqyer hienash.
Lumenjtë vërshojnë gjithandej,
në përskuqje përmbytjesh
të egos jashtëtokësore;
skelete të djegura,
mendje shkrumbosur.

Makth, absurditet…
djegie figurash.
S’kanë jetë as vdekje në sy.
Të ftohtë, hermetikë,
si gjarpërinj tinzarë, lëvizin.
Robotë të betuar me vdekjen e lirisë.

Viktima ftuese në koktejle të helmatisura,
tërheqje drejt hiçit,
që ha në një pjatë maskerinësh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT