Në mjegulla paragjykimi endet vetëdija.
Me peshë të padukshme zemrës rëndon.
Hije e keqkuptimit paqartësisë shfaqet,
shpirt i trazuar nuk di më ç’ kërkon.
Ty, do të quaja filtër i arsyes
apo dritën që në thellësi depërton.
Aty ku zëri i brendshëm gjen ekuilibrin
dhe vetveten pasqyrës vështron.
Kthjelltësi e syve të tu det i qetë,
me valë energjike që asnjëherë s’u lodhën.
Një jetë do ta prisja qenien tënde unike,
atë që s’ kapet, përjetohet.
Jo si ndjenjë, por si vërtetësi.
Në heshtje, në zhurmë. në frymë.
Jashtë ç’ do kohe, mendimi,
Si dy shpirte që s’u ndanë kurrë.
