Sunday, April 19, 2026
BallinaVitrina e libritNatyra Mavraj-Në mes të ikjes dhe kthimit

Natyra Mavraj-Në mes të ikjes dhe kthimit

Sa herë i themi vetes “jo”,
premtojmë se s’do ta bëjmë më,
se s’do të kthehemi
në të njëjtin destinacion,
por një hije na merr përdore
në një qorrsokak
dhe prapë na ul aty ku thamë “jo”.

Lodhemi
duke bërë luftë me veten,
si dy zëra të kundërt
brenda një trupi,
njëri na shtyn,
tjetri na shtyp.

Vrapojmë…
herë të heshtur si hije,
herë të zhurmshëm si stuhi,
të humbur mes mendimeve.

A është kjo bindje,
apo thjesht një luftë për të fituar
kundër vetes?

Çdo fitore na lë më të zbrazët, më të ftohtë, më të zbehtë,
dhe çdo humbje
na mëson më shumë dhimbjen e plagës.
Dhe prapë vazhdojmë…
jo pse jemi të fortë,
por sepse ende s’e kemi kuptuar
a po humbim veten… apo s’e kemi gjetur kurrë.
Një destinacion pa emër,
që endet në rrethrrotullim pa adresë,
si një kujtim i harruar
një enigmë
me dalje… pa kthim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT