Mos ma arno shpirtin!
Arnat, vetëm mësojnë plagën të buzëqeshë.
Me sy të akullt mos më shih,
se zbeh horizontin,
Dhe gjithçka përreth duket se ka ndalur kohë.
Mos më fal puthje, si lule të këputura me kohë,
Ato nuk mbajnë aromë, vetëm vrasin stinë.
Shpirti kur thyhet në një mijë copëza , nuk ngjit pendesë.
Nëse nuk je ndjenjë e vërtetë,
lëre të lirë!
Prej hirit të vet të rilindë.
