Ne me pyesni c’eshte dashuria
Perkufizimin dot nuk e gjej,
Se prej saj gjithe njerezia
Thone po fluturoj ne qiej….
Ne me pyesni c’ngjyre ka,
Eshte e kuqe them si gjaku.
Shpesh e quajne edhe sevda
Trullos lezeti e meraku…
Ngjyre berte, jeshil si bari
Shprese per jeten si pranvere.
Te perkedhel si kanakari
Shpirtin ta mbush shend e vere…
Tek e ndjen qe afrohet
Syte si drita shkrepetijne.
Aty dhe rreze diellit thermohet
brenda zemres qe flakerin…
Ngjyre e saj e verdhe, e kuqe
E blerte por dhe e detit blu,
Te ndez shpirtin, te fut dhe huqe
Larg te jesh te ndjen ketu….
Ne me pyetshi se c’forme ka
S’di ne fjalet do I gjej dot.
Nis e vogel behet kala
Mur kinez, neper aorte…
Here si nje trendafil vere
Rrenjet zemres diku zene vend,
Zgjatet pragut te asaj dere
Ndodh dhe shpon me ndonje gjemb…
Behet zog shkon lart ne qiell
Pa fryme afer tek ti te vije.
Me krahe prek te zjarrin diell
Diell mbi diten tende te rrije…
Shkon si vale kthehet si dallge
Detit, bregut rere apo shkemb.
Te qendron ne zemer vlage
Shkon e vjen e vetem cmend….
Fllad dhe ere shpesh te duket
Si dite vjeshte ne cast ndryshon.
Por nga furtunat kurre nuk struket
Dhe tornadot i perballon…
Bore mbi male ndodh te jete
Dhe nga jashte ka ftohte dhe ethe,
Por nese eshte dashuri e vertete
As nga ngricat nuk zihet ne leqe….
Ndaj ne me pyesni c’eshte dashuria?
Se kam pare e prekur kurre!!
Por di qe e gjithe njerezia
Prej saj digjen si ne furre…..
Dhe aisberget I ka shkrire
Ka ndalur eren dhe shiun,
Ka ngritur nga varri njerine
Ka bere plakun njesoj si te riun…
E po ju them ju qe se dini
Zemra kur ju ben bam-bam
Hic mos pyesni qe ta njihni
Eshte ajo, ju thote ja ku jam….
Kush se provoi ne kete jete
Asnje dite nuk ka jetuar vertete…
