BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-FILLI I SHENJTË

Brixhilda Dede-FILLI I SHENJTË

Shpirti im ka një kordon të padukshëm,
si fill i shenjtë që lidhet me tëndin.
Ti, që më hape sytë për të njohur botën,
je vendi ku fryma merr kuptim,
zemra e tretë kur heshtim.

Kur je larg,
ndihej se një pjesë e trupit endet duke të kërkuar.
Lidhja ku nuk gjej arsyen,
kordoni që ushqen kuptimin e jetës.

E kam frikë çastin, ..
kur zemra të mos ndiejë më,
praninë tënde, brenda vetes.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT