BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Hiri i dashurisë!

Cerazela Kondi-Hiri i dashurisë!

Kurrë mos fryj hirin
nga zemra të djegura
prej dashurive që dikur,
u shuan u bënë pluhur.

Fshehin brënda kujtime.
Ëndrra që mbetën në mes.
Fjalë që nuk u thanë kurrë
dhe lotë që rrodhën pa i parë askush.

Nëse hirin fryn,do ta shpërndash
në erë,por do të gjejnë rrugën
drejt syve të tu.
Dhe atëherë do të lotosh.

Jo vetëm nga dhimbja
por për gjithçka mbart thellë.
Sepse plagët e zemrës
njohin njëri tjetrin mirë.

Akoma dhe kur janë bërë shkrumb.
Respektoini,lërini të pushojnë
atje ku koha i la të heshtur.
Me shumë kujtime në shpirt.

Disa zjarre,sado që u shuan,
mbajnë akoma forcë
dhe djegin,ata që guxojnë
ti prekin!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT