Na mësuan të masin gjithçka.
Çaste,gabime,largësitë,
mundësitë.
Por ty,nuk mund të të mas.
Kur të shikoj,ndjej që bota
bëhet më e vogël.
Hartat!
Rrugët!
Qytetet!
Distanca,humb vlerën.
Më fale një”për herë të parë”
që nuk ishte thjesht një çast
por një fillim i ri i jetës.
Një qiell u hap për mua.
Një vënd ku frikrat heshtin.
Dhe gjoksi më në fund u lehtësua,
merr frymë lirshëmëm
Në më kërkojnë tju them…
Ç’rëndësi ke për mua;
Nuk do tu flisja për dashurinë.
Do të flisja,për dritën që gjen rrugë
në mes errësirës.
Për qetësinë që mbizotëron
pas shtrëngatës.
Nuk u bëre thjesht pjesë e jetës
time.
U bëre shkak ku zemra ime
fitoi një qiell më të madh.
Ditët nuk janë më të rëndomta
por një lumturi,thellë në shpirt!!
