Shkruajmë rrallë e më rrallë e dikur e quanim bukurshkrim,
Bukurshkrim,
Nuk është vetëm harku i germës,
As boja që rrëshqet ngadalë mbi bardhësinë e një flete,
Është durimi i dëshirës
për të qëndisur fjalë,
Një “n” e butë si harku i një ure,
Fjala bëhet pikturë,
Një “L” që ngrihet si lutje,
E bën fjalën besim,
Një “d” si dredhë lumi në muzg,
Një shkronjë nga emri yt e shkruar me kujdes,
Si kujdesi për të mos lënduar emërfalësit,
Jemi në kohët e tastierave të shpejta,
Ku mendimi ikën më shpejt se ndjenja,
Por dikush ende mban një penë,
Që e bën grafikën e fjalës natyrë të qetë,
E si të mbajë një copë kujtese,
Shkruan, që zemra të arrijë dorën.
Bukurshkrimi,
Nuk mësohet vetëm në fletore.
Lind me gjuhën si dashuri e përjetë,
Sapo e njeh,
E atëherë edhe fjala më e thjeshtë
duket poezi,
Hieroglifesh të shenjta…
