Filmi “Dua” i Blerta Bashollit fitoi çmimin “SACD” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, që jepet gjatë seksionit paralel të Cannes, “Semaine de la Critique” nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë.
Çmimi “SACD” jepet zakonisht për skenarin më të mirë ose autorin e një filmi me stil origjinal dhe të fuqishëm.
Blerta Basholli është edhe skenariste e filmit, në bashkëpunim me Nicole Borgeat.
Filmi “Dua” paraqet një realitet të viteve ’90 në Kosovë.
Në filmin “Dua” luajnë aktorët Arben Bajraktaraj, Kaona Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Fiona Abdullahu dhe Mila Saviq.
