Prej këtijë vendi po largohet
Prej kësaj toke të shkatrruar
Në dhe tjetër të robtohet
Dhimbje prej nënës i larguar
Po largohet larg sheh brigjet
Në një botë pa kufi
Se këtu ja mbyllën shtigjet
Si dha shanse dheu i ti.
Kësaj jete s,ja gjen anën
Pati fatin e jetimit
Përmbi kokë pati çomangen
Këtu janë zot njerz të tërbimit.
Ditë pa diell,natë yje fikur
Mërgimtari fatmjerë
Vajë e gjëme duke ikur
Kur lënë prindrit vetëm në derë
Sa e e dhimbshme është kjo jetë
Ta braktisesh vendin tend
Po kur fusha bëhet kënetë
Jeta bëhet ferrë e gjemb.
Po shkon në botën pa kufi
Po kërkon një tjeter jetë
Ndofta kthehet përseri
Kur të thahet kjo kënetë.
