M’kanë gjuajtur në kokë,
sot më gjuajte në zemër,
më erdhi se më mbyte,
e m’largove si emër.
Po ku t’mbeti ajo fytyrë,
si nuk t’erdhi marri,
për shpëtimtarët e lirisë,
t’vendosni me padrejtësi.
A thua keni shpirt,
si nuk ju erdhi pak ca turp,
me t’dhëna ruso-sllave,
t’jepni dënime për luftë?
A e pyetni veten,
oj Europë tinëzare,
pse sot prekët në palcë,
Ushtrinë Çlirimtare?
Ku po ju çon kjo rrugë,
a ka drejtësi tjetër,
me të dhëna shoviniste,
pa fakte, vendosni në letër?
Kush ua dha këtë të drejtë,
t’gjykoni pa dëshmi,
kur gjaku i dëshmorëve
u bë themel për liri?
Mos e shtrembëroni më
historinë,
mos e shkelni atë lavdi,
se mbi gjakun e dëshmorëve
është ngritur e jona liri.
Mos e mshefni të vërtetën,
o tinzar me padrejtësi,
se Kosova i mban në zemër
heronjtë dhe ata që ranë
për liri.
Me dosje të njëanshme,
si mund të tregoni drejtësi,
pa prova e pa të vërteta
t’baltosësh një histori.
Do të flasë koha vetë,
mos harroni, edhe do
të mblidhet çdo dëshmi,
se ai që ishte i gatshëm t’jep
jetën,
po ai do të jetë i lirë, t’jetojë n’pavarësi.
