BallinaSportGazetari spanjoll plason “bombën”, Alvarez te Real Madridi

Gazetari spanjoll plason “bombën”, Alvarez te Real Madridi

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Real Madridi është i bindur se mund të realizojë një nga transferimet më të bujshme në historinë e futbollit spanjoll, duke afruar sulmuesin argjentinas Julian Alvarez nga rivali i qytetit, Atletico Madrid.

Gazetari i njohur spanjoll, Josep Pedrerol ka deklaruar se në ambientet e klubit madrilen ekziston bindja se “Atletico do ta shesë lojtarin te Reali”, pavarësisht rivalitetit të madh mes dy skuadrave, transmeton Periskopi.

Raportohet po ashtu se Real Madridi është i gatshëm të ofrojë plot 150 milionë euro për 26-vjeçarin, shumë që konsiderohet e vështirë për t’u refuzuar.

Megjithatë, për klubin “rojiblanco”, shitja e një prej yjeve kryesorë te rivali lokal do të ishte një vendim jashtëzakonisht i ndërlikuar, jo vetëm nga aspekti sportiv, por edhe për shkak të reagimit të tifozëve./Periskopi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT