Erling Haaland mbrëmë shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Senegalit dhe ia siguroi kualifikimin tutje Kombëtares së Norvegjisë në Kupën e Botës.
Pas ndeshjes, Haaland u paraqit në një intervistë ku u shpreh shumë i lumtur për historinë e shkruar tashmë me Norvegjinë, shkruan Indeksonline
Poashtu, Haaland tha se Franca është favorit për të fituar këtë turne.
“Nuk më intereson ndeshja ndaj tyre. Ata ndoshta do të fitojnë ndaj nesh, ndoshta do të fitojnë edhe të gjithë këtë turne”, u shpreh Haaland
Kujtojmë që Norvegjia dhe Franca kanë siguruar kualifikimin tutje, por do të luajnë njëra me tjetrën në ndeshjen e fundit të grupit./Indeksonline/
