BallinaVitrina e libritImer Gllareva-Si zog pa fole

Imer Gllareva-Si zog pa fole

Një zog mërgimtar tej horizontit
fluturimthi me krahë të rënduar
merr udhët e mallit.

Në shpirt bart plagë që koha s’e shëron
Në zemër i rreh malli
më lotin që si pushon.

Është malli për vendlindjen,
që djeg heshtur si prush në gji.
I flet në heshtje ditë e natë
derisa zemra të gjejë qetësi,
drejt tokës se vet…

Mërgim, sa je i pamëshirë
ma more copën e shpirtit tim
si zog pa fole, është vështirë
rrugë të mbarë i vetmi djali im.

Qofshi me fat o drita e syve të mi!

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT