BallinaVitrina e libritImer Hysa-PRITJA

Imer Hysa-PRITJA

Orët kalojnë si pa u ndjerë
Asnjë shenjë nuk vjen nga larg
Si menteshat në një derë
Kërcet malli në një prag.

Por ti vazhdon të mos dukesh
Fjalët ngelin thellë në heshtje
Ankthi s’dihet se ku struket
Si në skedinat e një ndeshje.

Mbase një ditë ti do zbresësh
Të shuash mallin mbuluar hiri
Mbase e lumtur sot nuk gjendësh
Mbase dhe lot të pikon syri.

Se jeta ikën si ujë nën urë
Vetëm ura ngel në vend
Mbase pritja bëhet gurë
Që të skalitësh emrin tënd.

Por gjithsesi pritje do ketë
Do ketë dhe shpresa gjithsesi
Se ditët dielli mbush me jetë
E malli i pritjes ka ngjyrë gri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT