Trajneri portugez Jose Mourinho ka folur me respekt të madh për Real Madrid, duke e cilësuar atë si një nga simbolet më të mëdha të historisë së futbollit botëror.
“Kur flasim për Real Madridin, flasim për historinë e futbollit, për trashëgiminë e futbollit,” u shpreh Mourinho, duke theksuar madhështinë dhe traditën e klubit madrilen.
Deklarata e tij vjen në vazhdën e vlerësimeve që ai ka bërë shpesh për Real Madridin, klub me të cilin ka fituar trofe të rëndësishëm dhe ka lënë gjurmë të thella në karrierën e tij si trajner, atje ku është rikthyer përsëri.
Sipas Mourinhos, Real Madridi nuk është vetëm një skuadër futbolli, por një institucion që përfaqëson suksesin dhe historinë e sportit.
