BallinaVitrina e libritKastriot Malo-S'kerkove gjë.

Kastriot Malo-S’kerkove gjë.

S’më del malli i asaj shije,
ajo kumbull që me mua u rrit,
e para frutë e fund Qershorit,
e ngarkuar me kokrra çdo vit.

S’të mbolli askush ndanë gardhit,
era ndoshta e kish hedhur atë farë,
shtrive krahet e njomë drejt qiellit,
shumë shpejt fillove prodhimin e parë.

Mbi trupin tend pirgje me gurë,
duar që tërheqin degët pa zhurmë,
por kurrë në shkëmbim s’kerkove gjë,
çdo vit e ngarkoje veten më shumë.

Keto ditë zhegu të sjell ndërmend,
bujku që nga ara me grurë u kthye,
mikja me gërsheta, fustanin vija blu,
dhe ai që herët mungoi tutje me yje.

Ju qiej që zbrazeni shpesh egërsisht,
ti erë e kësaj kohe që vjen me syferinë,
tregohuni të butë, bëhuni me pak shpirt,
kaloni aty pranë po mos prishni bukurinë.

Poshtë teje shtruar qilimi me ngjyra,
në trup hedhur raso me sumbulla floriri,
ti që aromë dhe embëlsi vetëm më fale,
pranë teje do doja të mos fiket kurrë qiriri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT