BallinaSportKonfirmohet rikthimi i Neymajr Jr te Brazili, është i gatshëm për ndeshjen...

Konfirmohet rikthimi i Neymajr Jr te Brazili, është i gatshëm për ndeshjen ndaj Skocisë

Kampi i Brazilit ka konfirmuar lajmi ne shumë pritur para ndeshjes ndaj Skocisë.

Neymar Jr është përfshirë zyrtarisht në listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë përballje, transmeton Klankosova.tv.

Pas shumë dilemave dhe spekulimeve rreth gjendjes së tij fizike dhe mundësisë për të qenë i gatshëm për këtë takim, konfirmimi i pranisë së yllit brazilian është pritur me entuziazëm nga tifozët brazilian.

Prania e 34-vjeçarit konsiderohet një përforcim i madh për Brazilin, duke pasur parasysh përvojën, kreativitetin dhe cilësitë që ai sjell në fazën sulmuese.

Neymar vazhdon të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të futbollit brazilian dhe një lojtar i aftë për të vendosur ndeshje të mëdha me veprimet e tij individuale.

Pavarësisht rolit që do të ketë në këtë takim, rikthimi i tij në dispozicion të skuadrës shihet si një lajm shumë pozitiv për Brazilin, ndërsa Skocia do të duhet të përgatitet për t’u përballur me një nga futbollistët më të rrezikshëm dhe më me përvojë në skenën botërore.

Ndeshja mes Brazilit dhe Skocisë konsiderohet vendimtare për ecurinë e të dy kombëtareve, ndërsa vëmendja e madhe do të jetë e përqendruar te Neymar dhe ndikimi që ai mund të ketë në fushën e lojës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT