BallinaVitrina e libritKristina Ndoci Tina-DREJT VETES

Kristina Ndoci Tina-DREJT VETES

Veten e kam destinacionin më të bukur,
ndaj s’kërkoj udhë që humbin në erë
në zemër mbaj atë që ka më vlerë,
ku dashuria s’ka fund e paqja ka emër.

Në jetë kam mësuar se shtëpia është aty,
ku shpirti çlodhet pa veshur asnjë maskë,
ku heshtja flet më shumë se çdo njeri
dhe liria çel si drita në çdo prag.

Por mos harro i dashur, ne jemi një rrymë,
Ti je unë, dhe jo si hije në çdo hap,
por si pjesë e shpirtit, e të njëjtës frymë,
si rrënja që ushqen të njëjtin rrap.

Kur e gjej veten, të gjej edhe ty pranë,
kur e dua rrugën time, ne ecim si një.
Destinacioni më i bukur nuk është në hartë,
por zemra që do, pa marrë parasysh asgjë.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT