BallinaKulturëLabinot Tahiri – Një jetë në shërbim të artit dhe humanizmit

Labinot Tahiri – Një jetë në shërbim të artit dhe humanizmit

Labinot Tahiri, përveçse është një këngëtar i jashtëzakonshëm, njihet edhe si një humanist me zemër të madhe.

Që nga fillimi i karrierës së tij muzikore, ai nuk është ndalur asnjëherë së kontribuuari në veprimtari humanitare. Në shumë raste, njerëz që kishin nevojë për ndihmë shëndetësore kanë gjetur mbështetje falë angazhimit të tij. Labi ka organizuar grumbullime fondesh në qytete të ndryshme, me ndihmën e qytetarëve, si dhe ka krijuar Fondacionin Labinot Tahiri për të ndihmuar raste të ndryshme, veçanërisht fëmijët dhe të sëmurët me leukemi. Ai ka marrë pjesë dhe ka organizuar shumë mbrëmje humanitare kudo që është paraqitur nevoja.

Gjatë pandemisë, Labi ishte pranë qytetarëve në shumë qytete të Kosovës dhe trojeve shqiptare, duke shpërndarë ushqime, veshmbathje, barna dhe maska mbrojtëse. Gjithashtu, ai kontribuoi edhe me dhurimin e një autoambulance për Spitalin e Ferizajt.

Duhet thënë se Labi nuk e ka harruar kurrë bujarinë dhe solidaritetin e shqiptarëve. Sa herë që ka pasur mundësi, ai ka qenë i gatshëm të ndihmojë ata që kanë pasur nevojë.

Shpresojmë që një ditë ta shohim Labin si deputet ose edhe në ndonjë post ministror, pasi shumë njerëz mendojnë se ai ka dhënë një kontribut të madh për shoqërinë përmes veprave të tij humanitare.

Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë Labinot Tahirit shëndet, suksese në karrierën e tij muzikore dhe mbarësi në çdo hap të jetës. Gjithashtu, urojmë që të shtohen sa më shumë njerëz humanë dhe zemërgjerë, të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT