Hesht liqeni prag flijimi,
valë-feksur…në gjumim,
krye-varur qesh trishtimi,
fik syprinës…në amshim..
.
Tinguj dite rënë hepuar,
togje-togje…retë pa fjalë,
kaltërimet udhë-mërguar,
perde-hirtën dot s’e ndalë…
Natë-vakta pendë-ndritur,
Hënë…e yje…bart përsipër,
qetësie prej majash zbritur,
hap një fletë, mbyll një libër…
Plasaritur…muzgjet tretur,
valë liqenit shteg-mërgate,
hijesh lodhje njollë-mbetur,
struket skutash…si lugate…
