BallinaLajmeMa dorëzo Beyoncen”, gjenerali ugandez i fiksuar pas këngëtares së famshme i...

Ma dorëzo Beyoncen”, gjenerali ugandez i fiksuar pas këngëtares së famshme i kërkon Jay-Z duel

Shefi i Forcave të Mbrojtjes të Ugandës, gjenerali Muhoozi Kainerugaba, ka shkaktuar sërish polemika pasi deklaroi publikisht dëshirën e tij për t’u martuar me superyllin botëror të muzikës, Beyoncé, dhe sfidoi bashkëshortin e saj, reperin dhe biznesmenin Jay-Z, në një duel.

Kainerugaba, i cili është edhe djali i presidentit Yoweri Museveni, i bëri këto deklarata përmes një serie postimesh në platformën X, duke pretenduar se Jay-Z duhet t’ia “dorëzojë” atij bashkëshorten.

“Jay-Z duhet të ma japë Beyoncé-n,” shkroi Kainerugaba, duke shtuar se nëse reperi amerikan refuzon, “duhet të vijë në Ugandë dhe të luftojë me mua. Fituesi do ta marrë Beyoncén.”

Kainerugaba gjithashtu pretendoi se zotërimi i mijëra krerëve të bagëtive Ankole e bën atë më të pasur se Jay-Z.

“Kam mijëra lopë Ankole. Jay-Z është i varfër sepse nuk ka bagëti Ankole,” shkroi ai, duke shtuar se ishte i gatshëm ta çonte çështjen edhe në Kombet e Bashkuara.

Beyoncé dhe Jay-Z, të cilët janë të martuar që nga 4 prilli 2008 dhe kanë tre fëmijë, nuk kanë reaguar publikisht ndaj komenteve të Kainerugabës.

Këto deklarata janë vetëm të fundit në një seri postimesh kontroverse të shefit të ushtrisë ugandeze.

Në vitin 2022, ai shkaktoi një mosmarrëveshje diplomatike pasi pretendoi se ushtria e Ugandës mund ta pushtonte Nairobin brenda dy javësh, duke detyruar qeverinë ugandeze t’i kërkonte falje Kenias.

Më vonë po atë vit, ai propozoi të paguante pajën me bagëti Ankole për kryeministren italiane Giorgia Meloni, një propozim që u hodh poshtë nga zyra e saj.

Në vitin 2025, Kainerugaba tërhoqi sërish vëmendje pasi urdhëroi që ushtaret femra të Forcave të Mbrojtjes të Popullit të Ugandës të mbanin funde gjatë paradave në vend të pantallonave, duke paralajmëruar se komandantët që nuk do ta zbatonin urdhrin do të përballeshin me masa disiplinore./Reporteri/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT