BallinaSportManchester Unitedi hyn në garë për Eriksenin

Manchester Unitedi hyn në garë për Eriksenin

Manchester United ka hyrë në garë për ta transferuar Christian Eriksenin.

Përfaqësuesi danez është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata afatshkurtër me Brentfordin.

Dhe, mediat e huaja raportojnë se trajneri i ri i United, Erik ten Hag e ka bërë mesfushorin prioritet për ta transferuar në “Old Trafford” pasi konsideron se ish-futbollisti i Tottenhamit dhe i Interit do ta përbënte një dyshe fantastike në mesfushë së bashku me Frenkie de Jongun e Barcelonës, një tjetër objektiv i “Djajve të Kuq”.

Bisedimet me përfaqësuesit e danezit kanë nisur, ndërsa interesim për të kanë shfaqur edhe Newcastle United dhe ish-klubi i tij, Tottenham Hotspur, shkruan “Gazeta Express”.

30 vjeçari shkëlqeu në fanellën e Brentfordit pasi iu rikthye futbollit pas sulmit kardiak që e pësoi në Euro 2020 verën e kaluar.

Klubi i deritashëm i tij i ka ofruar kontratë të re afatgjate, por mesfushori kreativ është i vendosur të luajë në një klub më të madh.

United ka nevojë për t’u përforcuar në mesfushë pas largimit të lojtarëve si Paul Pogba, Nemanja Matic e Juan Mata.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT