BallinaVitrina e libritMigel Flor-Dita nuk fjeti

Migel Flor-Dita nuk fjeti

Dita nuk fjeti as mbrëmë
edhe pse nata mbylli sytë.
Meraku i diellit
i rrinte mbështjellë brinjëve.

Korbat zbritën me sqepa të zinj
si mbi një trup të hapur nga dhimbja
për t’i shqyer edhe fijën e fundit
të dritës.

Dita nuk fjeti atë natë.
Vetëm nata flinte thellë
mbi jastëkun e përgjakur
të diellit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT