Unë jam vajzë e qytetit të gurtë,
rritur mes rrugësh që mbajnë kujtime,
aty, ku muret flasin me zë të heshtur
dhe legjendat mbështjellin natën time!
Në sy kam hijen e kalldrëmeve,
në flokë erën e maleve të larta,
zemrës ritmon një këngë e lashtë,
që zgjon qytetin agimeve të arta!
Në dritaret e vjetra kam parë ëndrra,
vajza si unë që prisnin pranverën,
duke qepur shpresën me duar të njoma,
nën dritën e hënës, me frymën e erës!
Unë jam vajzë me ëndrra të bardha,
me zemër të ngrohtë dhe shpirt të urtë
dhe sa të kem frymë, sa të kem jetë,
do të jem vajzë e qytetit të gurtë!
