BallinaVitrina e libritArbana Arba-FJALË ZEMRE

Arbana Arba-FJALË ZEMRE

E ç’ka je tuj prit, zemra jeme,
që ti t’mbushesh
me frymë mje n’asht,
e t’m’bijsh jetë,
aqsa unë të mujë me rrahë,
as pak, as shumë?

As t’i përgiaj nji ore zvicerane,
po t’kurdisem thjesht
ritmit tem.

E ç’ka po t’mundon, zemra jeme?

Asht krejt njat,
njajo ngarkesë,
që ti sa herë ma nep,
kur n’udhën tande je tuj u naltue,
edhe unë vuj,
t’përpjeten tuj e njitë,
e teposhten në ngasje tue zbritë.

E çfarë po t’turbullon shikimin,
zemra jeme?

Asht kjo kohë
me mjegullnajë t’dendun
pritjesh, mundimesh, sfilitjesh,
që s’po mujnë
as vedin m’e pshtu.

E ç’a me ba, zemra jeme?

Asgja për kryt tand,
që e du ma shumë se vedin,
kurrgja me t’diftu,
veç ti,
mos me m’u idhnu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT