I gëzohem jetës,
kur hareshëm jetoj
bashkë me familjen
Atdheun e çmoj.
Gëzohem për diellin,
kur rreze lëshon,
por edhe për bujkun
që tokën punon.
Qiellin me re,
kur bie shi
ylberin shumëngjyrësh
që del në gjithësi.
Lulet në pranverë
që fushën zbukurojnë,
dallëndyshet e vogla,
kur qiellin e përshkojnë.
Hënën lozonjare,
kur bukur ndriçon,
por edhe poetin
që vargje krijon.
Miqësia e ndershme
sa shumë më gëzon,
por edhe kënga e zogut
në degë kur cicëron.
Gëzohem për njerëzit
që jetojnë të lirë,
por edhe për nxënësit
që mësojnë mirë.
