BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-TE DENTISTI

Murtez Asllani-TE DENTISTI

hkova te dentisti,
kur pata dhimbje dhëmbi
ai më mirëpriti
paske dhëmb si shkëmbi!

Pastaj dentisti
dhëmbin ma kontrolloi
dhe shumë shpejt
dhimbjen ma ndaloi.

Ai më porositi
dhëmbët për t’i pastruar
është mirë për shëndetin
dhe ke për t’u gëzuar!

Njëherë në vit
te dentisti shkoni,
dhëmbët dhe shëndetin
ju ashtu e mbroni!

Dhëmbët sikur bora
dhe buzëqeshja e mirë,
ta shtojnë vullnetin
të jetosh me dëshirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT