Nga e kaluara ime,dua të shuaj një flakë.
Kujtoj yjet në një natë të kthjellët të ftohtë
Hëna kureshtare rreze lëshoj hapi krahët.
Oh psherëtiu e pa një përqafim të ngrohtë
Po e tanishmja më vuri në gjumë të thellë
Dua ti hap sytë nga një puthje ëmbëlsi
Ah e shkuara shpirtin godet si lavjerës..
Kaluar harresë,ardhur me puthje përsëri.
Në të shkuarën më gjete duke fryrë flakën
E ardhmja nuk është anije që mbrin vonë
Nëpër muzgje të murrmë afër darkës..
Goja buzët e puthjen e lagësht kërkon.
.
Po e ardhmja më rindez sërish flakën..
Buzët ngjitur e trupat zhveshur. .
Është iluzion,kujtim a është farsë.!?
Veç përqafimi jot shënjë në trup mbetur!
Veç mos kujto se kam vdekur!??
