Të vazhdosh së qenuri i vërtetë
në një botë ku shumëkush zvarritet
drejt të pavërtetës,
është forcë që nuk bërtet,
por qëndron.
Gjërat që shihen qartë
nuk kanë nevojë për piskamë
e as zhurmë,
sepse e vërteta nuk kërkon skenë
për të dëshmuar veten.
Janë ato të heshturat,
të mykurat,
të treturat në errësirë,
që ngrisin zërin lart
për të tërhequr vëmendje,
sepse boshësia gjithmonë
ka frikë nga qetësia e dritës.
E njeriu që mbetet i pastër në shpirt,
edhe kur bota ndryshon fytyrë,
mbetet si një dritare e hapur
ku ende hyn ajri i së vërtetës.
