BallinaShowbizNga fëmijëria në skenë deri te suksesi në rrjetet sociale:Historia e Dren...

Nga fëmijëria në skenë deri te suksesi në rrjetet sociale:Historia e Dren Mehmetit

Dren Mehmeti,që i vogël nisi të merrej me aktrim,u paraqit që në atë kohë në shumë skeçe të ndryshme me aktorë të mëdhenj si Rasim Thaçi-Cima,Ibrahim Krajkova-Leci,Avni Hoti-Dulla, Hasan Gashi-Kungji,Ismet Krasniqi-Lala,Shpëtim Kastrati,Shota Baraliu,Fiza Ramadani,Adhurim Demi,Fata Ramadani,Teuta Sadiku,Valmir Halimi,Arif Kastrati,Xhelal Haliti,Mem Halim e shumë të tjerë – emra që na kanë argëtuar me skeçet e tyre.



Dreni është vërtet një talent i jashtëzakonshëm në aktrim.Ai,asnjë çast,nuk ndalet duke sjellë diçka të bukur për publikun,qoftë nëpërmjet skeçeve në You Tube ,qoftë në rrjetet sociale Instagram apo Tik Tok.



Dreni përveçse si aktor,ai ka talent edhe në muzik,duke sjellë për publikun disa këngë të shoqëruara me videoklipe,kryesisht në zhanrin rap dhe hip-hop.



Duhet theksuar se një meritë e madhe për suksesin dhe cilësinë e këtyre skeçeve,që na kanë argëtuar ndër vite dhe vazhdojnë të na bëjnë këtë,i takon edhe prindit të Drenit,zotëri Nexhmiut – një njeri i jashtëzakonshëm,i pandalshëm dhe padyshim i suksesshëm.

Neve nuk na mbetet asgjë tjetër,veçse t’i urojmë Drenit shëndet dhe suksese pafund në të ardhmën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT