BallinaLajmeParashikimi i motit për të mërkurën, 27.05.2026

Parashikimi i motit për të mërkurën, 27.05.2026

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasditës në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme , me shpejtësi prej 15-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C. /MeteoKosova/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT