BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-."Kujdes... po kalon Ajo "Bukuroshja"....me kokën lart e tepër krenare...."

Piro Millona Minella-.”Kujdes… po kalon Ajo “Bukuroshja”….me kokën lart e tepër krenare….”

Po kalon, ajo, “Bukuroshja” e veshur shik me kokën lart, e fortë krenare. Të gjithë në atë lokal kthyen kokën si me komandë andej.
Dikush la kafenë përgjysëm, tjetrit i ra gazeta nga dora, të tretit atje në qoshe la celularin, dy bashkëbisedues më tej harruan dialogun, e lanë përgjysëm të papërfunduar.
Si me komandë të gjithë kthyen kokën nga ajo, meshkujt në moshë, burra të thinjur, edhe të martuar, djem të pispillosur, madje nuk e përballuan tundimin edhe zonjat hijerënde, por edhe zonjushet e bukura me cigare në dorë si me komandë kthyen kokën, ishin vetëm ziliqare të mjera.
Ajo parakaloi para lokalit dhe deri në fund të rrugës me siguri e dinte, që e ndiqnin me sy, porsa kthesa në fund të rrugës e përpiu të tërën.
U harrua lajmi i fundit, që transmetonte stacioni televiziv ku ishte përqëndruar televizori i lokalit.
Ai që kishte harruar celularin po e kërkonte ku e kishte hedhur në ato çaste më parë.
Kush nga këta nuk e ëndërronte sikur njëherë të vetme, një çast atë Zonjën krenare “Bukuroshen”, ta kishte aty ta kish marrë…
Disa fshehur nga shoku shoku, duke lundruar në fantazitë e tyre puthje i dhuronin.
Kurse zonjat, zonjushat ziliqare akoma kishin në imazhin e tyre me hollësitë e trupit të saj në çdo detaj.
Pasi “Bukuroshen” kthesa në fundin e rrugës e përpiu, asgjë në atë lokal nuk u kthye në normalitetin e mëparshëm….
….Më fatkeqe ishin zonjat dhe zonjushat ziliqare hidhnin sytë rreth burrave në atë lokal me shpresë të vrarë, se nuk do të shfaqej përsëri Ajo “Bukuoshja” që aq shumë i tronditi…..
Shënim: Çdo ngjarje apo përshkim tjetër është krejt i rastësishëm..

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT