BallinaSportProjektohen çiftet e 1/16 së finales në Botërorin, tashmë dihen tri çifte

Projektohen çiftet e 1/16 së finales në Botërorin, tashmë dihen tri çifte

Faza e grupeve në Kupën e Botës po shkon drejt fundit dhe kanë filluar të projektohen përballjet e mundshme të 1/16 së finales.

Edhe pse shumë Kombëtare ende nuk e kanë siguruar matematikisht kualifikimin, rezultatet e deritanishme kanë krijuar një tablo të parë të dueleve të fazës me eliminim direkt.

Sipas projeksionit aktual, një nga ndeshjet më interesante do të jetë ajo mes Holandës dhe Marokut.

Ndërkohë, Brazili do të përballet me Japoninë dhe Kanadaja me Afrikën e Jugut, ndërsa Australia mund të ndeshet me Iranin.

Në përballje të tjera të mundshme, Gjermania do të luante ndaj një prej vendeve të treta më të mira, Meksika gjithashtu e pret kundërshtarin nga kjo kategori, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të përballeshin me Bosnje e Hercegovinën.

Sistemi i ri i Botërorit me 48 kombëtare parashikon që në fazën me eliminim direkt të avancojnë 32 skuadra: 12 fituesit e grupeve, 12 vendet e dyta dhe tetë ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë.

Për këtë arsye, tabloja e ndeshjeve mund të ndryshojë deri në përfundimin e fazës së grupeve.

Projeksioni aktual i 1/16 së finales:

Gjermania – Paraguai

Franca – Suedia

Afrika e Jugut – Kanadaja

Holanda – Maroku

Portugalia – Gana

Spanja – Austria

SHBA – Bosnja e Hercegovina

Egjipti – Koreja e Jugut

Brazili – Japonia

Bregu i Fildishtë – Norvegjia

Meksika – Skocia

Anglia – Ekuadori

Argjentina – Uruguai

Australia – Irani

Zvicra – Algjeria

Kolumbia – Kroacia

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT