Trajneri i ekipit kombëtar të Portugalisë, Roberto Martínez, i është përgjigjur kritikave rreth Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës 2026, pas paraqitjes së qetë të sulmuesit veteran në duelin kundër Republikës së Kongos.
“Ronaldo është sigurisht një lojtar me shumë përvojë dhe kjo ndihmon. Ai është një shembull i shkëlqyer se si të qëndrosh i përqendruar. Mënyra se si rikuperohet, mënyra se si përgatitet. Ai është një shembull i madh për ne”, tha Martinez.
“Ne jemi një ekip që dëshiron të kontrollojë posedimin dhe të fitojë topin shpejt. Dhe kur e kemi topin, na duhet një personalitet i madh dhe qartësi se si të arrijmë në portën e kundërshtarit. Na duhet një lojtar që krijon hapësirë. Dhe Cristiano është më i miri në këtë, shifrat e vërtetojnë këtë. Ai është një ikonë. Këto lëvizje, krijimi i hapësirës… Në fund të fundit, ky është elementi i fundit në strategjinë tonë”, tha trajneri ndër të tjerash në konferencë për shtyp.
Portugalia do të përballet sot me Uzbekistanin në ndeshjen e dytë të grupit me fillim nga ora 19:00./Gazeta Blic Sport.com/
