BallinaVitrina e libritRubjana Nika-Jehonë

Rubjana Nika-Jehonë

Jehonë,
ti pjellë e mendjes djallëzore
e Herës së zhgënjyer
nga pabesia bashkëshortore.
U shpike si mallkim
për “dredhinë” e Ecos zëqiellor,
shtyrë dëshirës së mirë
për të ndihur Zeusin
nga një keqkuptim
i Herës zemërimhyjnor.

Jehonë,
ardhur ndër shekuj
si kumbim,
përplasur mureve të historisë,
dënuar nga të paskrupujt,
për të heshtur
kushtrimet e njerëzisë.

Jehonë,
fshehur,ndrydhur,
shpellash,skutash dritëerrësuar,
përsërit vetveten,
nga padrejtësia njerëzore
dhunshëm dënuar.

Jehonë,
dritën e së vërtetës,
shekujsh,kohërash kërkove,
dole nga errësira,
nga heshtja-zgjedhë ,
gjete veten,u çlirove.

Jehonë,
në një zë të vetëm
shumë zëra bashkuar,
anëembanë botës,
anëembanë kombit
heshtjen,errësirën ke sfiduar…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT