BallinaVitrina e libritSami Mulaj-NUK KAM GABUAR

Sami Mulaj-NUK KAM GABUAR

Larg rrënojave qëndrova,
u mbajta me të vërtetën si një gurë,
Ti bëre një murë aty,
mendove se ike prej meje,
e bashkë nuk do të kolovitemi më kurr.

E harrove se dyert që perplasen natën
matan murit tënd,
vetëm ty të lenë pa gjumë.

Duke veshur përbuzjen tënde si një kostum të shtrenjtë,
në kembënguljen tënde të ftohtë akull
vetëm për të fajësuar,
të mirat e mia
padashur i nxore në dritë,
e vetën e ngujove në furrë.

Njëlloj si në lojën me kolovajzë të fëmijëve,
sa më fort mundohesh ta ulësh traun
aq më shumë
e ngre traun në krahun tjetër
e jo në krahun tend kurr.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT